“Nëse fëmija im lind shëndoshë e mirë, do të ther një kurban.” Nëse personi që është zotuar në këtë mënyrë ka binjakë, sa kurbane duhet të therë? 

Zotimi i shprehur me fjalët: “Nëse fëmija im lind shëndoshë e mirë, do të ther një kurban”, është një zotim i përgjithshëm (absolut), pa u lidhur me ndonjë kusht të veçantë. Sepse në këtë shprehje, si fjala “fëmijë”, ashtu edhe fjala “kurban”, janë përdorur pa kufizim. Për këtë arsye, pavarësisht nga numri i fëmijëve që lindin, personi e përmbush zotimin e tij duke therur një kurban të çfarëdo lloji. 

Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare 
12.07.2017 

https://fetva.diyanet.gov.tr/soru/cocugum-sag-salim-dogarsa-bir-kurban-kesecegim-diye-adakta-bulunan-kimsenin-ikiz-cocugu-olursa-kac-kurban-kesmelidir/0193c42d-8363-7184-60b3-09c51b866e46
Scroll to Top