
Cilësitë që kërkohen te kafsha e kurbanit vlejnë edhe për kurbanin e zotimit. Kushtet që kërkohen te kafsha e kurbanit janë këto:
a) Duhet të ketë plotësuar moshën e caktuar. Sipas kësaj, deveja që ka mbushur 5 vjet, gjedhi dhe bualli që kanë mbushur 2 vjet, si dhe delja dhe dhia që kanë mbushur 1 vit, mund të therën si kurban. Te kafsha që ka arritur këtë moshë nuk merret parasysh nëse i ka ndërruar apo jo dhëmbët. Gjithashtu, delja që ka mbushur 6 muaj mund të theret si kurban nëse nga pamja duket si një dele njëvjeçare. (Müslim, Edâhî, 13 [1963])
b) Duhet të jetë e shëndetshme, pa të meta, me gjymtyrë të plota dhe e ushqyer mirë. Prandaj, nuk lejohet si kurban kafsha që është rëndë e sëmurë, shumë e dobët dhe e rraskapitur, me një ose dy sy të verbër, me brirë të thyer nga rrënja, me bisht ose veshë të prerë më shumë se gjysma, me sisë të prerë, ose që i kanë rënë të gjithë apo shumica e dhëmbëve. Megjithatë, kafsha që është pa brirë që nga lindja, ka problem me të pamurit por ushqehet pa pengesë, çalon pak por ec pa pengesë deri në vendin e therjes, lehtë e sëmurë, ose me një vesh të shpuar apo të çarë, nuk pengon që të theret si kurban. (Kâsânî, Bedâ’i, 5/74-76)
Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare – 12.07.2017