
Therja e kurbanit për atë që ka bërë zotim është detyrim (vaxhib). Nëse personi e ka lidhur këtë zotim me përmbushjen e një kushti, atëherë kur kushti realizohet, ai duhet ta therë kurbanin.
Nga mishi i kurbanit të zotimit nuk mund të hanë: vetë personi që ka bërë zotimin, bashkëshortja/bashkëshorti i tij, paraardhësit dhe pasardhësit e tij (pra nëna, babai, gjyshërit, si dhe fëmijët dhe nipërit/mbesat), si dhe personat që konsiderohen fetarisht të pasur.
Nëse vetë ai ose ndonjë nga këta persona ha nga mishi, vlera e mishit të ngrënë duhet t’u jepet të varfërve.
Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare, 12.07.2017