
Zotimi është premtimi që njeriu i jep Allahut për të kryer një adhurim të llojit farz ose vaxhib, duke ia bërë vetes atë adhurim detyrim. Për këtë arsye, zotimi i bërë sipas kushteve duhet të përmbushet dhe është vaxhib.
Sipas kësaj, për shembull, ai që zotohet të agjërojë tridhjetë ditë, e ka detyrim të agjërojë aq ditë. Nëse gjatë zotimit ka pasur qëllim që këto agjërime t’i mbajë njëra pas tjetrës dhe kështu është zotuar, atëherë duhet t’i mbajë radhazi. Por nëse nuk ka pasur një qëllim të tillë, mund t’i mbajë sipas dëshirës. (Serahsî, el-Mebsût, 3/94)
Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare
12.07.2017