
Kushdo që shkel një betim të vlefshëm, është i detyruar të japë kefaretin e betimit. Kefareti i betimit përmbushet sipas radhës si vijon: t’u jepet dhjetë të varfërve, secilit nga një sasi sadakaje fitër (fitre); ose t’i jepet një të varfri kjo sasi për dhjetë ditë rresht; ose të ushqehen dhjetë të varfër në mëngjes dhe në mbrëmje; ose të veshen dhjetë të varfër. Ata që nuk kanë mundësi për asnjërën prej këtyre, duhet të agjërojnë pa ndërprerje tre ditë. Ky kefaret dhe kjo renditje janë përcaktuar në Kur’anin Famëlartë. (Maide: 89)
Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare
12.07.2017