Zotimet dhe Betimet

A konsiderohen zotim fjalët si: “Do të shpërndaj ëmbëlsira”, “Do të jap ushqim”? 

Që një zotim të jetë i vlefshëm, ekzistojnë disa kushte që lidhen me objektin e tij. Zotimet e bëra në formë sadakaje, sipas të gjithë muxhtehidëve, i plotësojnë kushtet e zotimit. Në këtë kuptim, dhënia e ushqimit për të varfrit, duke qenë se konsiderohet lloj sadakaje, nëse i plotëson edhe kushtet e tjera, duhet të përmbushet. Sipas kësaj, shprehje si: “Zotohem që do t’u jap ushqim të varfërve / do të shpërndaj ëmbëlsira”, ashtu si edhe shprehjet e thëna me kusht: “Nëse më realizohet kjo punë, do t’u jap ushqim të varfërve / do të shpërndaj ëmbëlsira, konsiderohen zotim dhe përmbushja e tyre është vaxhib. 

Mirëpo, shprehje si: “Do të shpërndaj ëmbëlsira”, “Do të jap ushqim”, të thëna pa qëllim zotimi dhe pa bërë dallim mes të pasurëve dhe të varfërve, nuk konsiderohen zotim. Megjithatë, përmbushja e këtyre fjalëve mbetet një vepër e mirë. 

Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare 
16.06.2021 

https://fetva.diyanet.gov.tr/soru/lokma-dokturup-dagitacagim-yemek-yedirecegim-gibi-sozler-adak-sayilir-mi/0193c42d-a216-7c18-4bd2-3a78401a7532

Related by topic

Islamic Library — browse and read online

Scroll to Top