Që të krijohet farefisnia e gjidhënies nga qumështi i njeriut i përzier me qumësht lope apo ndonjë lëng tjetër të ngjashëm, është kusht që qumështi i njeriut të jetë më i shumtë se lëngu tjetër. Në këtë kuadër, shqyrtohet përzierja e qumështit të njeriut me qumësht lope: nëse qumështi i njeriut është në sasi më të madhe, atëherë duke ia dhënë këtë përzierje fëmijës krijohet farefisni e gjidhënies dhe lind ndalimi martesor (mahremiteti). Nëse qumështi i njeriut nuk është më i shumtë, atëherë mahremiteti nuk krijohet. (Merğînânî, el-Hidâye, 1/218)
Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare
12.07.2017