Personat ndërmjet të cilëve ekziston lidhja e gjidhënies (farefisnia e qumështit) janë mahrem për njëri-tjetrin, pra martesa mes tyre është përgjithmonë e ndaluar.
Nga aspekti i mahremitetit, nuk ka asnjë dallim mes farefisnisë së gjakut dhe farefisnisë së qumështit.
Për rrjedhojë, rregullat që vlejnë për të afërmit nga gjaku në çështje si: shikimi, prekja, qëndrimi së bashku, udhëtimi i përbashkët etj., vlejnë në të njëjtën mënyrë edhe për të afërmit nga gjidhënia. (Mevsılî, el-İhtiyâr, 4/155)
Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare
12.07.2017