Hadithi 36

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ عَنْ النَّبِيِّ صلى الله عليه و سلم قَالَ: "مَنْ نَفَّسَ عَنْ مُؤْمِنٍ كُرْبَةً مِنْ كُرَبِ الدُّنْيَا نَفَّسَ اللَّهُ عَنْهُ كُرْبَةً مِنْ كُرَبِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ، وَمَنْ يَسَّرَ عَلَى مُعْسِرٍ، يَسَّرَ اللَّهُ عَلَيْهِ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ، وَمَنْ سَتَرَ مُسْلِما سَتَرَهُ اللهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ، وَاَللَّهُ فِي عَوْنِ الْعَبْدِ مَا كَانَ الْعَبْدُ فِي عَوْنِ أَخِيهِ، وَمَنْ سَلَكَ طَرِيقًا يَلْتَمِسُ فِيهِ عِلْمًا سَهَّلَ اللَّهُ لَهُ بِهِ طَرِيقًا إلَى الْجَنَّةِ، وَمَا اجْتَمَعَ قَوْمٌ فِي بَيْتٍ مِنْ بُيُوتِ اللَّهِ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ، وَيَتَدَارَسُونَهُ فِيمَا بَيْنَهُمْ؛ إلَّا نَزَلَتْ عَلَيْهِمْ السَّكِينَةُ، وَغَشِيَتْهُمْ الرَّحْمَةُ، وَ حَفَّتهُمُ المَلاَئِكَة، وَذَكَرَهُمْ اللَّهُ فِيمَنْ عِنْدَهُ، وَمَنْ أَبَطْأَ بِهِ عَمَلُهُ لَمْ يُسْرِعْ بِهِ نَسَبُهُ". [رَوَاهُ مُسْلِمٌ] بهذا اللفظ.

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush ia largon një shqetësim të kësaj bote një besimtari, Allahu do t’ia largojë atij një shqetësim prej shqetësimeve të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson gjendjen një nevojtari, Allahu do t’ia lehtësojë atij gjendjen në këtë botë dhe në Ahiret. Kush e mbulon (ia fsheh gabimet) një muslimani, Allahu do ta mbulojë atë në këtë botë dhe në Ahiret. Allahu e ndihmon robin e Tij përderisa ai e ndihmon vëllanë e tij. Kush ndjek një rrugë për të kërkuar dije, Allahu do t’ia lehtësojë atij një rrugë drejt Xhenetit. Asnjë grup njerëzish nuk mblidhen në ndonjë prej shtëpive të Allahut duke lexuar Librin e Allahut dhe duke e studiuar atë mes tyre, veçse mbi ta zbret qetësia, i mbulon mëshira, i rrethojnë engjëjt dhe Allahu i përmend ata tek ata që janë pranë Tij. Dhe atë që e lënë pas veprat e tij, nuk do të përshpejtohet nga prejardhja e tij.”

(Muslim)

Scroll to Top