CILËSITË E DOMOSDOSHME TË ALLAHUT
Ndër ato që janë të domosdoshme (vaxhib) për Zotin tonë, të Lartësuar dhe Madhështor, janë njëzet cilësi.
Gjashtë cilësitë e para
- Allahu xh.sh. Ekziston. (el-Vuxhud)
- I përhershëm – pa fillim (el-Kidem)
- I përhershëm – pa mbarim (el-Beka)
- Nuk i përngjan askujt (Muhalefetun lil havadithi)
- Ekziston nga Vetvetiu (Kijamun bi nefsihi), që do të thotë se Ai nuk varet nga asgjë tjetër për ekzistencën e Tij.
- Është Një ( Vahdanijet), që do të thotë se Ai nuk ka asnjë të dytë, as në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij, dhe as në veprat e Tij.
Këto janë gjashtë cilësi. E para prej tyre, Ekzistenca, klasifikohet si cilësi vetore (Nefsijje), ndërsa pesë të tjerat klasifikohen si cilësi mohore (Selbijje).
Shtatë cilësitë pasuese, të cilat janë të domosdoshme për Allahun e Lartësuar, quhen Cilësi Kuptimore (Sifatu-l-Meʿani), dhe ato janë:
- Është i Plotfuqishëm (Kudretun),
- Me dëshirën e Vet bën gjithçka (Iradetun), edhe kjo lidhet me të gjitha gjërat e mundshme.
- Dituria (‘Ilmun), e cila lidhet me gjithçka që është e domosdoshme, e mundshme dhe e pamundur;
- Allahu xh.sh. jeton (Hajatun), nuk lidhet me asnjë nga kategoritë: të domosdoshme, të mundshme apo të pamundura.
- Dëgjon gjithçka (Semʿun),
- Sheh gjithçka (Besarun), të dyja këto cilësi lidhen me të gjitha gjërat ekzistuese (xhemiʿ el-meuxhudat).
- Flet me të folurit e Tij hyjnorë (Kelam), i cili: nuk është shkronjë, as tingull dhe lidhet me të njëjtat gjëra me të cilat lidhet Dituria.
Shtatë cilësitë pasuese kategorizohen si Cilësi Pasuese (Sifat Maʿnevije). Ato janë të pandara nga shtatë cilësitë kuptimore që u përmendën më parë.
Ato janë se Allahu është:
- I Fuqishëm (el – Kadir)
- Me Vullnet (el – Murid)
- I Gjithëdijshëm (el – ‘Alim)
- I Gjallë (el – Hajj)
- Dëgjues (es – Semi'ʿ)
- Shikues (el – Basir)
- Folës (el – Mutekelim)
CILËSITË E PAMUNDURA
Ndër ato që janë të pamundura në lidhje me realitetin e Allahut të Lartësuar janë njëzet cilësi, të cilat janë të kundërtat e njëzet cilësive të përmendura më parë. Ato janë:
- Mos-ekzistenca.
- Të qenit i krijuar (ndodhja në kohë).
- Ndërprerja e ekzistencës.
- Përngjasimi me gjërat e krijuara, që do të nënkuptonte se Ai do të ishte:
4.1 Substancë, pra që Qenia e Tij e Lartësuar të zinte një hapësirë të caktuar;
4.2 Aksident (arad), i cili nuk mund të ekzistojë më vete, por vetëm duke qenë i lidhur me një substancë (xhirm);
4.3 Të jetë i vendosur në një drejtim në raport me një substancë;
4.4 Të ketë drejtim ose anësi;
4.5 Të jetë i kufizuar nga hapësira ose nga koha;
4.6 Të cilësohet me cilësi të krijuara;
4.7 Të cilësohet me vogëlsi ose madhësi;
4.8 Të cilësohet me motive të jashtme në veprat dhe gjykimet e Tij.
Është po ashtu e pamundur për Atë, të Lartësuarin, që:
- të mos jetë Ekzistues nga Vetvetiu, duke qenë se Ai do të ishte: 5.1 një cilësi që ekziston përmes një vendmbështetjeje; 5.2 ose që do të kishte nevojë për një përcaktues.
Është po ashtu e pamundur për Atë, të Lartësuarin, që:
- të mos jetë Një, duke qenë se Ai do të ishte: 6.1 i përbërë në Qenien e Tij; 6.2 ose që do të kishte një të ngjashëm me Të në Qenie ose në cilësi; 6.3 ose që, përkrah Tij, të ekzistonte një veprues tjetër që do të kishte ndikim real në ndonjë veprim.
Është po ashtu e pamundur për Atë, të Lartësuarin:
7. pafuqia për të realizuar diçka të mundshme;
8. që ndonjë gjë nga gjithësia të marrë ekzistencë në kundërshtim me vullnetin e Tij për ekzistencën e saj, qoftë kjo: 8.1 pa qëllim; 8.2 në gjendje pavetëdijeje ose mosdijeje; 8.3 për shkak të shkakësisë pasuese (teaʿlil); 8.4 ose për shkak të një shkaku natyror të brendshëm.
Është po ashtu e pamundur për Atë, të Lartësuarin:
9 padituria, ose çdo gjë të ngjashme me të, lidhur me cilindo objekt të dijes;10 vdekja;11 shurdhëria;12 verbëria;13 dhe memecëria.
Nga kjo, bëhen të qarta të kundërtat e Cilësive Pasuese (Sifat Maʿnevije).
CILËSITË E MUNDSHME
Sa i përket asaj që është e mundshme në lidhje me Realitetin e Tij, të Lartësuarin, ajo është:
- Të bëjë ose të mos bëjë çdo gjë që është e mundshme.
Dëshmia për Ekzistencën e Allahut: Argumentet për Ekzistencën e Tij, të Lartësuarit, është ndodhja në kohë (krijimi) e gjithësisë. Sepse, po të mos kishte ajo një Krijues – por të kishte ardhur në ekzistencë vetvetiu – kjo do të nënkuptonte që njëra nga dy mundësitë e barabarta (ekzistenca ose mos-ekzistenca) të mbizotëronte mbi tjetrën pa asnjë shkak, gjë që është absurde.
Dëshmia për ndodhjen e Gjithësisë në kohë: Gjithësia është gjithmonë e shoqëruar me cilësi të krijuara të përkohshme (aksidente – aʿrad), si lëvizja dhe qetësia, si dhe gjendje të tjera të ngjashme.Çdo gjë që nuk mund të ekzistojë pa cilësi të krijuara të përkohshme, është edhe vetë e krijuar.Meqë gjithësia nuk mund të ekzistojë pa këto cilësi, atëherë edhe vetë gjithësia është e krijuar, pra e ndodhur në kohë.
Dëshmia për ndodhjen në kohë të Cilësive të Përkohshme: Cilësitë e përkohshme kalojnë nga mos-ekzistenca në ekzistencë dhe nga ekzistenca në mos-ekzistencë. Kjo tregon se ato janë të krijuara dhe quhen aksidente (aʿrad).