Hadithi 35
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم " لَا تَحَاسَدُوا، وَلَا تَنَاجَشُوا، وَلَا تَبَاغَضُوا، وَلَا تَدَابَرُوا، وَلَا يَبِعْ بَعْضُكُمْ عَلَى بَيْعِ بَعْضٍ، وَكُونُوا عِبَادَ اللَّهِ إخْوَانًا، الْمُسْلِمُ أَخُو الْمُسْلِمِ، لَا يَظْلِمُهُ، وَلَا يَخْذُلُهُ، وَلَا يَكْذِبُهُ، وَلَا يَحْقِرُهُ، التَّقْوَى هَاهُنَا، وَيُشِيرُ إلَى صَدْرِهِ ثَلَاثَ مَرَّاتٍ، بِحَسْبِ امْرِئٍ مِنْ الشَّرِّ أَنْ يَحْقِرَ أَخَاهُ الْمُسْلِمَ، كُلُّ الْمُسْلِمِ عَلَى الْمُسْلِمِ حَرَامٌ: دَمُهُ وَمَالُهُ وَعِرْضُهُ" . [رَوَاهُ مُسْلِمٌ].
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mos e lakmoni njëri-tjetrin, mos i ngrini çmimet njëri-tjetrit, mos u urreni mes vete, mos u ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe mos i prishni marrëveshjet tregtare njëri-tjetrit, por bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër mes jush. Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi, nuk e lë në baltë, nuk e gënjen dhe nuk e përçmon. Devotshmëria është këtu” — dhe tregoi nga gjoksi i tij tri herë. “Mjafton si e keqe për njeriun që ta përçmojë vëllanë e tij musliman. Çdo gjë e muslimanit është e shenjtë për muslimanin tjetër: gjaku i tij, pasuria e tij dhe nderi i tij.”
(E transmeton Muslimi)