Hadithi 26
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم "كُلُّ سُلَامَى مِنْ النَّاسِ عَلَيْهِ صَدَقَةٌ، كُلَّ يَوْمٍ تَطْلُعُ فِيهِ الشَّمْسُ تَعْدِلُ بَيْنَ اثْنَيْنِ صَدَقَةٌ، وَتُعِينُ الرَّجُلَ فِي دَابَّتِهِ فَتَحْمِلُهُ عَلَيْهَا أَوْ تَرْفَعُ لَهُ عَلَيْهَا مَتَاعَهُ صَدَقَةٌ، وَالْكَلِمَةُ الطَّيِّبَةُ صَدَقَةٌ، وَبِكُلِّ خُطْوَةٍ تَمْشِيهَا إلَى الصَّلَاةِ صَدَقَةٌ، وَتُمِيطُ الْأَذَى عَنْ الطَّرِيقِ صَدَقَةٌ".
[رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ] ، [وَمُسْلِمٌ].
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo nyje e trupit të njeriut duhet të japë sadaka çdo ditë që lind dielli: të gjykosh me drejtësi mes dy njerëzve është sadaka; ta ndihmosh një njeri me kafshën e tij, duke e hipur mbi të ose duke ia ngritur barrën mbi të, është sadaka; fjala e mirë është sadaka; çdo hap që bën drejt namazit është sadaka; dhe largimi i një pengese të dëmshme nga rruga është sadaka.”
(Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)