Hadithi 25
عَنْ أَبِي ذَرٍّ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ أَيْضًا، "أَنَّ نَاسًا مِنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم قَالُوا لِلنَّبِيِّ صلى الله عليه و سلم يَا رَسُولَ اللَّهِ ذَهَبَ أَهْلُ الدُّثُورِ بِالْأُجُورِ؛ يُصَلُّونَ كَمَا نُصَلِّي، وَيَصُومُونَ كَمَا نَصُومُ، وَيَتَصَدَّقُونَ بِفُضُولِ أَمْوَالِهِمْ. قَالَ: أَوَلَيْسَ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لَكُمْ مَا تَصَّدَّقُونَ؟ إنَّ بِكُلِّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَكْبِيرَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَحْمِيدَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةً، وَأَمْرٌ بِمَعْرُوفٍ صَدَقَةٌ، وَنَهْيٌ عَنْ مُنْكَرٍ صَدَقَةٌ، وَفِي بُضْعِ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ. قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ أَيَأْتِي أَحَدُنَا شَهْوَتَهُ وَيَكُونُ لَهُ فِيهَا أَجْرٌ؟ قَالَ: أَرَأَيْتُمْ لَوْ وَضَعَهَا فِي حَرَامٍ أَكَانَ عَلَيْهِ وِزْرٌ؟ فَكَذَلِكَ إذَا وَضَعَهَا فِي الْحَلَالِ، كَانَ لَهُ أَجْرٌ". [رَوَاهُ مُسْلِمٌ].
Po ashtu nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të): Disa njerëz prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ i thanë Profetit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit i kanë marrë shpërblimet; falen siç falemi ne, agjërojnë siç agjërojmë ne dhe japin lëmoshë me pasurinë e tyre.” Ai ﷺ tha: “A nuk ua ka bërë Allahu edhe juve gjëra për të dhënë sadaka? Vërtet, çdo tesbih (të thuash: ‘Subhanallah’) është sadaka; çdo tekbir (të thuash: ‘Allahu Ekber’) është sadaka; çdo tahmid (të thuash: ‘El-hamdu lil-lah’) është sadaka; dhe çdo tehlil (të thuash: ‘La ilahe il-lallah’) është sadaka. Urdhërimi për të mirë është sadaka dhe ndalimi nga e keqja është sadaka; madje edhe në marrëdhënien intime të secilit prej jush ka sadaka.” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, a ka shpërblim kur ndokush prej nesh e plotëson dëshirën e tij trupore?” Ai ﷺ tha: “A nuk e shihni se sikur ta plotësonte atë njeriu në mënyrë të ndaluar, do të meritonte dënim? Po ashtu, kur e plotëson atë në mënyrë të lejuar, ai meriton shpërblim.”
(Transmetuar nga Muslimi)