Hadithi 23
عَنْ أَبِي مَالِكٍ الْحَارِثِ بْنِ عَاصِمٍ الْأَشْعَرِيِّ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم "الطَّهُورُ شَطْرُ الْإِيمَانِ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ تَمْلَأُ الْمِيزَانَ، وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ تَمْلَآنِ -أَوْ: تَمْلَأُ- مَا بَيْنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ، وَالصَّلَاةُ نُورٌ، وَالصَّدَقَةُ بُرْهَانٌ، وَالصَّبْرُ ضِيَاءٌ، وَالْقُرْآنُ حُجَّةٌ لَك أَوْ عَلَيْك، كُلُّ النَّاسِ يَغْدُو، فَبَائِعٌ نَفْسَهُ فَمُعْتِقُهَا أَوْ مُوبِقُهَا". [رَوَاهُ مُسْلِمٌ].
Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh‘ari (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pastrimi është gjysma e besimit (imanit). ‘El-hamdu lil-lah’ (Falënderimi i takon Allahut) i mbush peshoret, ndërsa ‘Subhanallahu’ dhe ‘El-hamdu lil-lah’ mbushin atë që është ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë, sadakaja është dëshmi, durimi është ndriçim, dhe Kurani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri e nis ditën si tregtar i vetes së tij: ose e çliron atë, ose e shkatërron.”
(Transmetuar nga Muslimi)