Në Kur’anin Famëlartë është ndaluar martesa me nënat e gjirit dhe me motrat e gjirit. (Nisa:23) Po ashtu, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çfarë është e ndaluar për shkak të lidhjes së gjakut, është e ndaluar edhe për shkak të gjidhënies.” (Buhârî, Şehâdât, 7 [2645]; Müslim, Radâ‘, 12 [1447])
Për këtë arsye, ashtu siç një person nuk mund të martohet me vëllain ose motrën e tij nga i njëjti baba, po ashtu nuk mund të martohet as me fëmijën e babait të tij të gjirit nga një grua tjetër, sepse ai/ajo konsiderohet vëlla ose motër gjiri nga ana e babait. (Serahsî, el-Mebsût, 5/133)
Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare
12.07.2017