
T’i bëhet propozim martese një gruaje, e cila tashmë ka marrë një propozim dhe ndodhet ende në fazën e vendimmarrjes, konsiderohet mekruh (e papëlqyer). Në lidhje me këtë çështje, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush prej jush të mos i bëjë propozim asaj gruaje, së cilës vëllai i tij musliman i ka bërë tashmë kërkesë për martesë.” (Muslim, Nikâh, 50 [1412]; shih edhe: Buhari, Nikâh, 45 [5142])
Një sjellje e tillë, në kundërshtim me këtë udhëzim, mund të shkaktojë armiqësi dhe përçarje ndërmjet palëve dhe të çojë në pasoja të padëshiruara.
Nëse gruaja i përgjigjet negativisht propozimit të parë, atëherë një person tjetër mund t’i bëjë propozim martese.
(shih: Shafi‘i, el-Umm, 5/42; Ibn Kudame, el-Mugnî, 7/143–147; Ibn Abidin, Reddü’l-Muhtâr, 3/533–534)
Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare
28.12.2022