Çfarë duhet të bëjë një person që nuk ka mundësi ta përmbushë kefaretin e betimit? 

Personat që nuk janë në gjendje ta përmbushin kefaretin e betimit, e shtyjnë atë dhe e kryejnë sapo t’u krijohet mundësia. Mirëpo, nëse një person vdes pa e përmbushur kefaretin, atëherë, nëse ka lënë amanet (vasijet), kefareti paguhet nga pasuria që ka lënë pas. Nëse nuk ka lënë amanet, trashëgimtarët e tij mund ta përmbushin këtë kefaret me iniciativën e tyre. 

Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare 
12.07.2017 

https://fetva.diyanet.gov.tr/soru/yemin-keffaretini-yerine-getirmekten-aciz-olan-kimse-ne-yapmalidir/0193c42d-843d-74cf-1f08-09f7a0897a26
Scroll to Top