Çfarë detyrimesh ka një person ndaj nënës së tij të gjidhënies?

Një nga parimet themelore të moralit islam është besnikëria dhe mirënjohja. Pas prindërve të tij biologjikë, ndër personat ndaj të cilëve një musliman duhet të tregojë mirënjohje është edhe nëna e gjidhënies

Qëndrimi i Profetit Muhamed (s.a.s.), i cili edhe vetë është ushqyer nga nëna gjidhënëse, përbën një shembull të shkëlqyer për të gjithë muslimanët në mënyrën se si duhet të sillemi ndaj këtyre personave. Profeti (s.a.s.) ka treguar gjithmonë mirënjohje dhe besnikëri ndaj Suvejbes, robëreshës së xhaxhait të tij Ebu Leheb, e cila ishte nëna e tij e parë e gjidhënies, dhe e ka përmendur shpesh faktin se ajo e kishte ushqyer me qumësht gjiri. (Buhari, Nikah, 20 [5101]; Muslim, Rada‘, 15–16 [1449]) 

Po ashtu, Profeti (s.a.s.) e ka kujtuar gjithmonë me mirësi nënën e tij të gjidhënies Halimen, pranë së cilës kaloi rreth tre vite të fëmijërisë së tij, dhe ka treguar vazhdimisht ndjenja besnikërie dhe respekti ndaj saj dhe familjes së saj. (Ebu Davud, Edeb, 128 [5144–5145]) 

Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare 
12.07.2017 

https://fetva.diyanet.gov.tr/soru/bir-kimsenin-sutannesine-karsi-ne-gibi-gorevleri-vardir/0193c42d-8cd9-7679-307f-8543edf6b43b
Scroll to Top