Afërsia nga gjidhënia lind si pasojë e aktit të thithjes së qumështit midis gruas që jep gji dhe fëmijës që e thith atë. Për këtë arsye, kjo afërsi kufizohet vetëm ndërmjet nënës së gjirit dhe disa prej të afërmve të saj, si dhe fëmijës që ka thithur qumështin dhe fëmijëve të saj biologjik. Ndërmjet të afërmve të tjerë, përtej këtij rrethi, nuk lind pengesë martesore. (Kâsânî, Bedâ’i, 3/4; Mevsılî, el-İhtiyâr, 3/118)
Për këtë arsye, një person mund të martohet me vëllain ose motrën nga gjidhënia të vëllait të tij, pasi ndërmjet tyre nuk ekziston afërsi nga gjidhënia që e ndalon martesën.
Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare
12.07.2017