Jeta Familjare

A mund të martohet një person me fëmijën e babait të tij të gjirit nga një grua tjetër? 

Në Kur’anin Famëlartë është ndaluar martesa me nënat e gjirit dhe me motrat e gjirit. (Nisa:23) Po ashtu, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çfarë është e ndaluar për shkak të lidhjes së gjakut, është e ndaluar edhe për shkak të gjidhënies.” (Buhârî, Şehâdât, 7 [2645]; Müslim, Radâ‘, 12 [1447]) 

Për këtë arsye, ashtu siç një person nuk mund të martohet me vëllain ose motrën e tij nga i njëjti baba, po ashtu nuk mund të martohet as me fëmijën e babait të tij të gjirit nga një grua tjetër, sepse ai/ajo konsiderohet vëlla ose motër gjiri nga ana e babait. (Serahsî, el-Mebsût, 5/133) 

Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare 
12.07.2017 

https://fetva.diyanet.gov.tr/soru/bir-kimse-sutbabasinin-diger-hanimindan-olan-cocuguyla-evlenebilir-mi/0193c42d-8c7e-7a23-ca86-6f3d477febd9

Related by topic

Islamic Library — browse and read online

Scroll to Top