A krijon mahrem qumështi që vjen pa lindje, vetvetiu ose përmes ilaçeve?

Te gratë, qumështi mund të vijë si pasojë e lindjes, por gjithashtu mund të shfaqet edhe vetvetiu, ose përmes stimulimit të hormonit oksitosinë, i cili nxit sekretimin e qumështit, me anë të disa ilaçeve ose metodave mbështetëse. Nëse një foshnjë, brenda dy viteve të para të jetës, thith qumështin e një gruaje tjetër përveç nënës së saj, krijohet lidhja e gjidhënies. (Bekare: 233) Në këtë pikë, nuk ka rëndësi shkaku për të cilin është prodhuar qumështi. Prandaj, pavarësisht nga arsyeja e ardhjes së qumështit, nëse një fëmijë në moshën e gjidhënies thith qumështin e një gruaje, atëherë mes këtij fëmije dhe gruas që i ka dhënë gji, si dhe disa të afërmve të saj sipas shkallëve të përcaktuara, krijohet lidhja e gjidhënies

Në rast se qumështi vjen përmes një rruge tjetër përveç lindjes, meqenëse burri i gruas nuk ka pasur rol në formimin e qumështit, ai nuk konsiderohet babai i qumështit, por baba njerk i fëmijës që ka thithur qumështin. Në përputhje me këtë, mes fëmijës së qumështit dhe babait njerk hyjnë në fuqi rregullat dhe kriteret që vlejnë për të afërmit mahrem, si p.sh. çështjet e mbulimit (tesettur) dhe të ngjashme. Zbatimi i këtyre dispozitave varet nga fakti që mes bashkëshortëve të ketë pasur marrëdhënie bashkëshortore. Gjithashtu, në këtë rast, dispozitat që lidhen me lidhjen e gjidhënies kufizohen vetëm me burrin dhe nuk përfshijnë fëmijët e tij nga një grua tjetër apo të afërmit e tij të tjerë
(shih: Mevsılî, el-İhtiyâr, 3/118–119; Kâsânî, Bedâʾiʿ, 4/11; el-Fetâva’l-Hindiyye, 1/343–344; Şirbînî, Muğni’l-muhtâc, 5/139–142; Kalyûbî, Hâşiyetu Kalyûbî, 4/68; Ibn Rüşd el-Xhedd, el-Beyân ve’t-taḥṣîl, 5/164–165) 

Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare 
20.12.2023 

https://fetva.diyanet.gov.tr/soru/dogum-disinda-kendiliginden-veya-ilac-yoluyla-gelen-sut-mahremiyet-olusturur-mu/3cdd9aa7-13ac-4764-08ec-08dd1c135351
Scroll to Top