Gjidhënia zë një vend shumë të rëndësishëm në kujdesin dhe rritjen e fëmijës. Për këtë arsye, në jurisprudencën islame ajo konsiderohet si një e drejtë themelore e fëmijës, e cila duhet përmbushur. Allahu i Lartësuar thotë në Kur’anin Famëlartë:
Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij. Asnjë nën nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. (Bekare: 233)
Me këtë ajet, gjidhënia u është ngarkuar nënave si një përgjegjësi. Megjithatë, nëse familja e sheh të arsyeshme, fëmija mund t’i besohet edhe një nëne gjidhënëse me pagesë.
Duke pasur parasysh përfitimet e shumta që sjell gjidhënia direkte e nënës për fëmijën, nënat nuk duhet të shmangen nga gjidhënia, përveçse në rast të një arsyeje të ligjshme. Në rast se fëmija i jepet një nëne gjidhënëse me pagesë dhe ajo kërkon pagesë për gjidhënien, pagesa i takon të përballohet nga babai. (Bekare: 233; Talak: 6)
Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare
28.12.2022