A është e lejuar që t’i bëhet propozim martese një gruaje të cilës tashmë i është bërë një propozim nga dikush tjetër? 

T’i bëhet propozim martese një gruaje, e cila tashmë ka marrë një propozim dhe ndodhet ende në fazën e vendimmarrjes, konsiderohet mekruh (e papëlqyer). Në lidhje me këtë çështje, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush prej jush të mos i bëjë propozim asaj gruaje, së cilës vëllai i tij musliman i ka bërë tashmë kërkesë për martesë.” (Muslim, Nikâh, 50 [1412]; shih edhe: Buhari, Nikâh, 45 [5142]) 

Një sjellje e tillë, në kundërshtim me këtë udhëzim, mund të shkaktojë armiqësi dhe përçarje ndërmjet palëve dhe të çojë në pasoja të padëshiruara. 
Nëse gruaja i përgjigjet negativisht propozimit të parë, atëherë një person tjetër mund t’i bëjë propozim martese
(shih: Shafi‘i, el-Umm, 5/42; Ibn Kudame, el-Mugnî, 7/143–147; Ibn Abidin, Reddü’l-Muhtâr, 3/533–534) 

Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare 
28.12.2022 

https://fetva.diyanet.gov.tr/soru/evlenme-teklifi-yapilan-bir-kadina-bir-baskasinin-teklifte-bulunmasi-caiz-midir/0193c42d-890d-7c56-9087-30068fbba4f5
Scroll to Top