
Personat që nuk janë në gjendje ta përmbushin kefaretin e betimit, e shtyjnë atë dhe e kryejnë sapo t’u krijohet mundësia. Mirëpo, nëse një person vdes pa e përmbushur kefaretin, atëherë, nëse ka lënë amanet (vasijet), kefareti paguhet nga pasuria që ka lënë pas. Nëse nuk ka lënë amanet, trashëgimtarët e tij mund ta përmbushin këtë kefaret me iniciativën e tyre.
Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare
12.07.2017