بسم الله الرحمن الرحيم ألهاكم التكاثر
Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)!
حتى زرتم المقابر
Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre – të vdisni).
كلا سوف تعلمون
Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
ثم كلا سوف تعلمون
Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
كلا لو تعلمون علم اليقين
Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
لترون الجحيم
Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.
ثم لترونها عين اليقين
Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
ثم لتسألن يومئذ عن النعيم
Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).