← Hadithet

Hadithi 1 · Nawawi 40

Nga Prijësi i besimtarëve, Ebu Hafs Umer ibn Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur me të

عَنْ أَمِيرِ الْمُؤْمِنِينَ أَبِي حَفْصٍ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم يَقُولُ: " إنَّمَا الْأَعْمَالُ بِالنِّيَّاتِ، وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى، فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ فَهِجْرَتُهُ إلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ، وَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ لِدُنْيَا يُصِيبُهَا أَوْ امْرَأَةٍ يَنْكِحُهَا فَهِجْرَتُهُ إلَى مَا هَاجَرَ إلَيْهِ". رَوَاهُ إِمَامَا الْمُحَدِّثِينَ أَبُو عَبْدِ اللهِ مُحَمَّدُ بنُ إِسْمَاعِيل بن إِبْرَاهِيم بن الْمُغِيرَة بن بَرْدِزبَه الْبُخَارِيُّ الْجُعْفِيُّ [رقم:1]، وَأَبُو الْحُسَيْنِ مُسْلِمٌ بنُ الْحَجَّاج بن مُسْلِم الْقُشَيْرِيُّ النَّيْسَابُورِيُّ [رقم:1907] رَضِيَ اللهُ عَنْهُمَا فِي "صَحِيحَيْهِمَا" اللذَينِ هُمَا أَصَحُّ الْكُتُبِ الْمُصَنَّفَةِ.

Nga Prijësi i besimtarëve, Ebu Hafs Umer ibn Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Veprat vlerësohen vetëm sipas qëllimeve (nijetit), dhe çdo njeri do të ketë atë që ka pasur për qëllim. Prandaj, ai që emigrimi (hixhreti) i tij ka qenë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, emigrimi i tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij; ndërsa ai që emigrimi i tij ka qenë për ndonjë përfitim të kësaj bote që synon ta arrijë, ose për një grua që dëshiron ta martojë, emigrimi i tij është për atë për të cilën ka emigruar.”

E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Islamic Library — browse and read online

Scroll to Top