Hadithi 10

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم "إنَّ اللَّهَ طَيِّبٌ لَا يَقْبَلُ إلَّا طَيِّبًا، وَإِنَّ اللَّهَ أَمَرَ الْمُؤْمِنِينَ بِمَا أَمَرَ بِهِ الْمُرْسَلِينَ فَقَالَ تَعَالَى: "يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنْ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا"، وَقَالَ تَعَالَى: "يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ" ثُمَّ ذَكَرَ الرَّجُلَ يُطِيلُ السَّفَرَ أَشْعَثَ أَغْبَرَ يَمُدُّ يَدَيْهِ إلَى السَّمَاءِ: يَا رَبِّ! يَا رَبِّ! وَمَطْعَمُهُ حَرَامٌ، وَمَشْرَبُهُ حَرَامٌ، وَمَلْبَسُهُ حَرَامٌ، وَغُذِّيَ بِالْحَرَامِ، فَأَنَّى يُسْتَجَابُ لَهُ؟". [رَوَاهُ مُسْلِمٌ]

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të): I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar është i Pastër dhe nuk pranon veçse atë që është e pastër. Dhe vërtet Allahu i ka urdhëruar besimtarët me atë me të cilën i ka urdhëruar edhe të dërguarit. Kështu, i Lartësuari ka thënë: ‘O të dërguar! Ushqehuni nga gjërat e mira (të lejuara) dhe bëni vepra të mira.’ dhe i Lartësuari ka thënë: ‘O ju që besuat! Ushqehuni nga të mirat që Ne ju kemi furnizuar.’ Pastaj ai ﷺ përmendi rastin e një njeriu që ka udhëtuar gjatë, është flokëprishur dhe i mbuluar me pluhur, i cili i ngre duart drejt qiellit duke thënë: ‘O Zoti im! O Zoti im!’, ndërkohë që ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, rrobat e tij janë haram dhe është ushqyer me haram; e si mund t’i pranohet lutja?”

(Transmetuar nga Muslimi)

Scroll to Top