Hadithi 42
عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: سَمِعْت رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم يَقُولُ: قَالَ اللَّهُ تَعَالَى: "يَا ابْنَ آدَمَ! إِنَّكَ مَا دَعَوْتنِي وَرَجَوْتنِي غَفَرْتُ لَك عَلَى مَا كَانَ مِنْك وَلَا أُبَالِي، يَا ابْنَ آدَمَ! لَوْ بَلَغَتْ ذُنُوبُك عَنَانَ السَّمَاءِ ثُمَّ اسْتَغْفَرْتنِي غَفَرْتُ لَك، يَا ابْنَ آدَمَ! إنَّك لَوْ أتَيْتنِي بِقُرَابِ الْأَرْضِ خَطَايَا ثُمَّ لَقِيتنِي لَا تُشْرِكُ بِي شَيْئًا لَأَتَيْتُك بِقُرَابِهَا مَغْفِرَةً" . رَوَاهُ التِّرْمِذِيُّ [رقم:3540]، وَقَالَ: حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ.
Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) duke thënë se Allahu i Madhëruar ka thënë: “O biri i Ademit, përderisa ti më lutesh dhe kërkon prej Meje, Unë do të ta fal atë që ke bërë dhe nuk do t’ia vë re. O biri i Ademit, edhe sikur gjynahet e tua të arrinin retë e qiellit e pastaj të kërkoje falje prej Meje, Unë do të të falja. O biri i Ademit, edhe sikur të më vije me gjynahe sa gati e mbushin tokën, por të më takosh pa më shoqëruar asgjë, Unë do të të sjell falje po aq të madhe.”
E ka transmetuar Tirmidhiu, i cili ka thënë se ky është hadith hasen (i mirë).
Përktheu:
Misr.al