Hadithi 19
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ: "كُنْت خَلْفَ رَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم يَوْمًا، فَقَالَ: يَا غُلَامِ! إنِّي أُعَلِّمُك كَلِمَاتٍ: احْفَظْ اللَّهَ يَحْفَظْك، احْفَظْ اللَّهَ تَجِدْهُ تُجَاهَك، إذَا سَأَلْت فَاسْأَلْ اللَّهَ، وَإِذَا اسْتَعَنْت فَاسْتَعِنْ بِاَللَّهِ، وَاعْلَمْ أَنَّ الْأُمَّةَ لَوْ اجْتَمَعَتْ عَلَى أَنْ يَنْفَعُوك بِشَيْءٍ لَمْ يَنْفَعُوك إلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللَّهُ لَك، وَإِنْ اجْتَمَعُوا عَلَى أَنْ يَضُرُّوك بِشَيْءٍ لَمْ يَضُرُّوك إلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللَّهُ عَلَيْك؛ رُفِعَتْ الْأَقْلَامُ، وَجَفَّتْ الصُّحُفُ" . رَوَاهُ التِّرْمِذِيُّ [رقم:2516] وَقَالَ: حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ. وَفِي رِوَايَةِ غَيْرِ التِّرْمِذِيِّ: "احْفَظْ اللَّهَ تَجِدْهُ أمامك، تَعَرَّفْ إلَى اللَّهِ فِي الرَّخَاءِ يَعْرِفُك فِي الشِّدَّةِ، وَاعْلَمْ أَنَّ مَا أَخْطَأَك لَمْ يَكُنْ لِيُصِيبَك، وَمَا أَصَابَك لَمْ يَكُنْ لِيُخْطِئَك، وَاعْلَمْ أَنَّ النَّصْرَ مَعَ الصَّبْرِ، وَأَنْ الْفَرَجَ مَعَ الْكَرْبِ، وَأَنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا".
Nga Ebu Abasi Abdullah ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: Një ditë isha pas Profetit ﷺ [duke hipur me të në të njëjtën kafshë], dhe ai ﷺ më tha:“O djalosh, do të të mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun, Allahu do të të ruajë. Ruaje Allahun dhe do ta gjesh Atë përpara teje. Kur të kërkosh, kërko vetëm prej Allahut; dhe kur të kërkosh ndihmë, kërko ndihmë vetëm prej Allahut. Dhe dije se sikur i gjithë ummeti të mblidhej për të të sjellë ndonjë dobi, nuk do të të sillnin dobi përveç asaj që Allahu tashmë ta ka caktuar. Dhe sikur të mblidheshin për të të bërë ndonjë dëm, nuk do të të dëmtonin përveç asaj që Allahu ta ka caktuar kundër teje. Pendat janë ngritur dhe fletët janë tharë.”
(E transmeton Tirmidhiu, i cili ka thënë se është hadith hasen sahih)
Në një transmetim tjetër, përveç atij të Tirmidhiut, thuhet:“Ruaje Allahun dhe do ta gjesh Atë përpara teje. Njihe Allahun në kohë lehtësie dhe begatie, dhe Ai do të të njohë në kohë vështirësie. Dhe dije se ajo që të ka kaluar (e nuk e ke arritur) nuk ishte për t’u goditur ty, dhe ajo që të ka goditur nuk kishte për të të kaluar. Dhe dije se fitorja vjen me durim, lehtësimi vjen pas vështirësisë, dhe me vështirësinë vjen lehtësimi.”