Hadithi 4
عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: حَدَّثَنَا رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم -وَهُوَ الصَّادِقُ الْمَصْدُوقُ-: "إنَّ أَحَدَكُمْ يُجْمَعُ خَلْقُهُ فِي بَطْنِ أُمِّهِ أَرْبَعِينَ يَوْمًا نُطْفَةً، ثُمَّ يَكُونُ عَلَقَةً مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ يَكُونُ مُضْغَةً مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ يُرْسَلُ إلَيْهِ الْمَلَكُ فَيَنْفُخُ فِيهِ الرُّوحَ، وَيُؤْمَرُ بِأَرْبَعِ كَلِمَاتٍ: بِكَتْبِ رِزْقِهِ، وَأَجَلِهِ، وَعَمَلِهِ، وَشَقِيٍّ أَمْ سَعِيدٍ؛ فَوَاَللَّهِ الَّذِي لَا إلَهَ غَيْرُهُ إنَّ أَحَدَكُمْ لَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ الْجَنَّةِ حَتَّى مَا يَكُونُ بَيْنَهُ وَبَيْنَهَا إلَّا ذِرَاعٌ فَيَسْبِقُ عَلَيْهِ الْكِتَابُ فَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ النَّارِ فَيَدْخُلُهَا. وَإِنَّ أَحَدَكُمْ لَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ النَّارِ حَتَّى مَا يَكُونُ بَيْنَهُ وَبَيْنَهَا إلَّا ذِرَاعٌ فَيَسْبِقُ عَلَيْهِ الْكِتَابُ فَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ الْجَنَّةِ فَيَدْخُلُهَا". [رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ] ، [وَمُسْلِمٌ] .
Nga Abdullahu ibn Mes‘udi (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ, i vërteti, i besuari, na ka treguar: “Vërtet, krijimi i secilit prej jush mblidhet në barkun e nënës së tij për dyzet ditë si një pikë, pastaj bëhet mpiksje gjaku për po aq kohë, pastaj copë mishi për po aq kohë. Pastaj i dërgohet engjëlli, i cili i fryn shpirtin dhe urdhërohet me katër gjëra: të shkruajë furnizimin (rizkun) e tij, jetën e tij, veprat e tij dhe nëse do të jetë i lumtur apo i dëshpëruar. Pasha Atë përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, vërtet ndonjëri prej jush vepron me veprat e banorëve të Xhenetit derisa të mos ketë mbetur veçse një gjatësi para krahu mes tij dhe Xhenetit, por e shkruara e paraprin dhe ai vepron me veprat e banorëve të Zjarrit dhe kështu hyn në të. Dhe vërtet ndonjëri prej jush vepron me veprat e banorëve të Zjarrit derisa të mos ketë mbetur veçse një gjatësi para krahu mes tij dhe Zjarrit, por e shkruara e paraprin dhe ai vepron me veprat e banorëve të Xhenetit dhe kështu hyn në të.”
(Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)