Hyrje

الأربعون النووية

Dyzet Hadithet e Imam Neveviut

مقدمة المؤلف

الحمد لله رب العالمين قيوم السموات والأرضين. مدبر الخلائق أجمعين. باعث الرسل – صلواته وسلامه عليهم- إلى المكلفين لهدايتهم وبيان شرائع الدين بالدلائل القطعية، وواضحات البراهين. أحمده على جميع نعمه. وأسأله المزيد من فضله وكرمه. وأشهد أن لا إله إلا الله الواحد القهار. الكريم الغفار وأشهد أن سيدنا محمداً عبده ورسوله وحبيبه وخليله أفضل المخلوقين، المكرم بالقرآن العزيز المعجزة المستمرة على تعاقب السنين، وبالسنن المستنيرة للمسترشدين المخصوص بجوامع الكلم وسماحة الدين صلوات الله وسلامه عليه وعلى سائر النبيين والمرسلين وآل كل وسائر الصالحين

أما بعد: فقد روينا عن علي بن أبي طالب، وعبد الله بن مسعود، ومعاذ بن جبل، وأبي الدرداء، وابن عمر، وابن عباس، وأنس بن مالك، وأبي هريرة، وأبي سعيد الخدري رضي الله تعالى عنهم من طرق كثيرات بروايات متنوعات: أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: "من حفظ على أمتي أربعين حديثاً من أمر دينها بعثه الله يوم القيامة في زمرة الفقهاء والعلماء" وفي رواية: "بعثه الله فقيها عالما". وفي رواية أبي الدرداء: "وكنت له يوم القيامة شافعا وشهيدا". وفي رواية ابن مسعود: قيل له: "ادخل من أي أبوب الجنة شئت" وفي رواية ابن عمر "كُتِب في زمرة العلماء وحشر في زمرة الشهداء". واتفق الحفاظ على أنه حديث ضعيف وإن كثرت طرقه

وقد صنّف العلماء رضي الله تعالى عنهم في هذا الباب ما لا يُحصى من المصنّفات. فأول من علمته صنف فيه: عبد الله بن المبارك، ثم محمد بن أسلم الطوسي العالم الرباني، ثم الحسن بن سفيان النسائي، وأبو بكر الآجري، وأبو بكر بن إبراهيم الأصفهاني، والدارقطني، والحاكم،وأبو نعيم، وأبو عبد الرحمن السلميّ، وأبو سعيد الماليني، وأبو عثمان الصابوني، وعبد الله بن محمد الأنصاري. وأبو بكر البيهقي، وخلائق لا يحصون من المتقدمين والمتأخرين، وقد استخرت الله تعالى في جمع أربعين حديثاً اقتداء بهؤلاء الأئمة الأعلام وحفاظ الإسلام. وقد اتفق العلماء على جواز العمل بالحديث الضعيف في فضائل الأعمال. ومع هذا فليس اعتمادي على هذا الحديث، بل على قوله صلى الله عليه وسلم في الأحاديث الصحيحة: "ليبلغ الشاهد منكم الغائب" وقوله صلى الله عليه وسلم: "نضر الله امرأً سمع مقالتي فوعاها فأدّاها كما سمعها

ثم من العلماء من جمع الأربعين في أصول الدين، وبعضهم في الفروع، وبعضهم في الجهاد، وبعضهم في الزهد، وبعضهم في الآداب، وبعضهم في الخطب، وكلها مقاصة صالحة رضي الله تعالى عن قاصديها. قد رأيت جمع أربعين أهم من هذا كله، وهي أربعون حديثاً مشتملة على جميع ذلك، وكل حديث منها قاعدة عظيمة من قواعد الدين قد وصفه العلماء بأن مدار الإسلام عليه، أو هو نصف الإسلام أو ثلثه أو نحو ذلك. ثم ألتزم في هذه الأربعين أن تكون صحيحة، ومعظمها في صحيحي البخاري ومسلم، وأذكرها محذوفة الأسانيد، ليسهل حفظها، ويعم الانتفاع بها إن شاء الله تعالى، ثم أُتبعها بباب في ضبط خفي ألفاظها

وينبغي لكل راغب في الآخرة أن يعرف هذه الأحاديث، لما اشتملت عليه من المهمات، واحتوت عليه من التنبيه على جميع الطاعات وذلك ظاهر لمن تدبّره، وعلى الله اعتمادي، وإليه تفويضي واستنادي وله الحمد والنعمة، وبه التوفيق والعصمة

Hyrja e autorit

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, Mbajtësit të qiejve dhe të tokës, Rregulluesit të të gjitha krijesave, Dërguesit të të dërguarve – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta të gjithë – tek krijesat përgjegjëse, për t’i udhëzuar dhe për t’ua sqaruar rrugët e fesë përmes argumenteve vendimtare dhe provave të qarta. E falënderoj Atë për të gjitha mirësitë e Tij dhe i kërkoj shtesë nga bujaria dhe fisnikëria e Tij.Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit, pa ortak; Një, Ngadhënjyes, Bujar, Falës i Përhershëm. Dhe dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij; i dashuri i Tij dhe miku i Tij i pastër; më i miri i krijesave; ai që u nderua me Kur’anin e Madhërishëm, mrekullinë e vazhdueshme përgjatë kohërave, dhe me sunetet që ndriçojnë kërkuesit e udhëzimit; i veçuar me gjithëpërfshirjen e fjalës dhe lehtësinë në fe. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi të gjithë profetët dhe të dërguarit, mbi familjet e tyre dhe mbi të gjithë njerëzit e drejtë.

Më pas: na është transmetuar nga Ali ibn Ebi Talibi, Abdullah ibn Mesudi, Muadh ibn Xhebeli, Ebu Derda, Ibn Umeri, Ibn Abbasi, Enes ibn Maliku, Ebu Hurejra dhe Ebu Seid el-Hudriu – Allahu qoftë i kënaqur me ta – përmes shumë zinxhirëve transmetimi dhe me versione të ndryshme, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kushdo që ruan për umetin tim dyzet hadithe lidhur me fenë e tij, Allahu do ta ringjallë atë Ditën e Kiametit në shoqërinë e juristëve dhe dijetarëve.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “…Allahu do ta ringjallë si jurist dhe dijetar.”Në transmetimin e Ebu Derdas thuhet: “…unë do të jem për të, Ditën e Kiametit, ndërmjetësues dhe dëshmitar.”Në transmetimin e Ibn Mesudit thuhet: “…do t’i thuhet: ‘Hyr nga cilado derë e Xhenetit që dëshiron.’”Ndërsa në transmetimin e Ibn Umerit thuhet: “…do të regjistrohet ndër dijetarët dhe do të ringjallet ndër dëshmorët.”

Megjithatë, dijetarët e hadithit janë të një mendimi se ky hadith është i dobët, pavarësisht shumësisë së transmetimeve të tij.

Dijetarët kanë përpiluar në këtë fushë vepra të panumërta. I pari që kam njohur se e ka bërë këtë është Abdullah ibn el-Mubarek, pastaj Ibn Eslem et-Tusi, dijetari edukues; më pas el-Hasan ibn Sufjan en-Nesai, Ebu Bekr el-Axhurri, Ebu Bekr Muhamed ibn Ibrahim el-Asfahani, ed-Darakutni, el-Hakim, Ebu Nuajm, Ebu Abdurrahman es-Sulemi, Ebu Seid el-Malini, Ebu Uthman es-Sabuni, Abdullah ibn Muhamed el-Ensari, Ebu Bekr el-Bejheki dhe shumë të tjerë, nga të hershmit dhe të mëvonshmit.

Unë i jam drejtuar Allahut të Lartësuar me istihare për përmbledhjen e dyzet haditheve, duke ndjekur shembullin e atyre imamëve dhe ruajtësve të njohur të Islamit. Dijetarët janë dakord për lejueshmërinë e veprimit sipas hadithit të dobët në çështje të veprave të mira. Megjithatë, unë nuk jam mbështetur në këtë hadith, por në fjalën e tij ﷺ nga hadithet autentike:

“Le ta përcjellë i pranishmi tek ai që mungon,”

dhe në fjalën e tij:

“Allahu e ndriçoftë fytyrën e atij që e dëgjon fjalën time, e kupton dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar.”

Pastaj, disa dijetarë kanë përmbledhur dyzet hadithe mbi themelet e fesë, të tjerë mbi çështje dytësore, të tjerë mbi xhihadin, të tjerë mbi asketizmin, të tjerë mbi sjelljen dhe të tjerë mbi predikimet. Të gjitha këto janë synime të mira – Allahu qoftë i kënaqur me ata që i kanë pasur për qëllim.

Unë, megjithatë, e kam parë të udhës të përmbledh dyzet hadithe më të rëndësishme se të gjitha këto: dyzet hadithe që përfshijnë të gjitha këto fusha, ku secili hadith është një parim madhor i fesë, për të cilin dijetarët kanë thënë se “mbi të sillet Islami”, ose se është “gjysma e Islamit”, ose “një e treta e tij”, apo të ngjashme.Gjithashtu, u angazhova që këto dyzet hadithe të jenë autentike dhe që shumica e tyre të gjenden në dy Sahihët e Buhariut dhe Muslimit. I kam përmendur pa zinxhirët e transmetimit, për ta bërë më të lehtë mësimin përmendësh dhe për ta shtuar dobinë e tyre, me dëshirën e Allahut të Lartësuar. Pas tyre kam shtuar një pjesë për sqarimin e shprehjeve më të vështira.

Çdo njeri që synon Ahiretin duhet t’i njohë këto hadithe, për shkak të çështjeve madhore që ato përmbajnë dhe për shkak se ato udhëzojnë drejt të gjitha formave të bindjes ndaj Allahut; kjo është e qartë për këdo që mediton mbi to.

Tek Allahu mbështetem, Atij ia lë çështjen time dhe prej Tij kërkoj ndihmë. Atij i takon çdo falënderim dhe mirësi, dhe prej Tij vjen çdo sukses dhe mbrojtje.

Scroll to Top