Ramazani si mënyrë jetese është një koncept që na mëson si ta jetojmë jetën me devotshmëri dhe përkushtim ndaj Allahut.
إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلَا خَوْفُ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْرَئُونَ اُولَئِكَ اصْحَابُ الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
وَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: إِنَّ أَحَبَّ الْعَمَلِ إِلَى اللهِ أَدْوَمُهُ وَإِنْ قَلَّ
Të nderuar muslimanë!
Zoti ynë i Madhëruar na ka dhuruar këtë vit dy bajrame në të njëjtën ditë. Ndërsa përjetojmë ditën e parë të Fitër Bajramit, ne besimtarët jemi mbledhur së bashku, për të falur namazin e xhumasë.
Të dashur besimtarë!
Muaji i bekuar i Ramazanit ishte një shkollë në të cilën fituam shumë mirësi materiale dhe shpirtërore. Gjatë këtij muaji të bekuar, xhamitë tona u mbushën me xhemat dhe zemrat tona me dashuri. Nën kupolat tona, ku ngriheshin tekbiret dhe salavatet, përjetuam së bashku gëzimin e të qenit ummeti i Profetit Muhamed. U begatuam me syfyrin. Me agjërim, pastruam shpirtrat tanë. Me Kur’anin Famëlartë, ndriçuam zemrat tona. Me namazin e teravisë dhe të tehexhudit, sollëm paqe në netët tona. Me zekatin dhe fitrin tonë, përjetuam gëzimin e ndarjes dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Bëmë llogari për të kaluarën dhe kërkuam falje nga Allahu i Madhëruar për gabimet dhe mëkatet tona.
Të nderuar muslimanë!
Rruga për të qenë rob me të cilin është i kënaqur Allahu i Madhëruar dhe musliman me të cilin janë të kënaqur njerëzit është që ta shndërrojmë jetën në Ramazan. Shndërrimi i jetës në Ramazan arrihet duke u përpjekur për të lexuar Kur’anin Famëlartë dhe duke u munduar të jemi besimtarë ashtu siç ai na udhëzon.
Ramazani si mënyrë jetese arrihet duke e vendosur përmendjen e Zotit tonë në gjuhët dhe zemrat tona, si dhe duke falur namazet tona, që janë forma më e madhe e përmendjes. Në përputhje me hadithin fisnik: “Kush agjëron Ramazanin dhe pastaj shton edhe gjashtë ditë nga muaji Sheval, është sikur të ketë agjëruar tërë vitin,”¹ kjo arrihet gjithashtu duke agjëruar në muajin Sheval në të cilin gjendemi tani.
Të nderuar besimtarë!
Shndërrimi i jetës në Ramazan arrihet duke u kujdesur për nevojtarët dhe jetimët dhe duke u përpjekur që e mira të mbizotërojë në tokë gjatë gjithë vitit. Arrihet duke u pajisur me mendjemprehtësi dhe largpamësi ndaj atyre që duan të na rrethojnë me rreth zjarri, dhe duke ruajtur unitetin dhe solidaritetin.
Shndërrimi i jetës në Ramazan arrihet duke e bërë tregtinë tonë me fitime hallall. Arrihet duke vendosur dashurinë dhe mëshirën në familjet tona dhe drejtësinë e barazinë në jetën shoqërore. Me pak fjalë, shndërrimi i jetës në Ramazan nënkupton një jetë në të cilën ruajmë duart, nderin dhe gjuhët tona. Zoti ynë i Madhëruar u jep sihariq atyre që jetojnë kështu: “Me të vërtetë, ata që thonë: ‘Zoti ynë është Allahu’ dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur, nuk do të kenë frikë dhe as nuk do të pikëllohen. Ata janë banorët e Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë vepruar.”²
Të nderuar muslimanë!
Le të mos harrojmë këtë: edukimi i marrë në shkollën e Ramazanit merr kuptimin e tij të plotë kur bartet gjatë gjithë jetës. E përfundojmë hutben e kësaj jave me përgjigjen e Profetit Muhamed (s.a.v.s.) ndaj atij që e pyeti: “Cila vepër është më e dashur tek Allahu?”: “Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që bëhen vazhdimisht, edhe nëse janë të vogla.”³
¹ Muslim, Siyam, 204.
² El-Ahkaf, 46/13-14.
³ Muslim, Musafirin, 216.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Fetare
Link:
https://dinhizmetleri.diyanet.gov.tr/Documents/Turning%20Life%20into%20Ramadan.pdf
Lexo edhe:
