Çfarë do të thotë betimi dhe cili është gjykimi i tij fetar?

Betimi do të thotë që një person ta forcojë fjalën e tij duke përmendur emrin ose një nga cilësitë e Allahut. Për shembull, shprehje si: “Vallahi (betohem në Allahun se) nuk do ta bëj këtë punë”, “Billahi (betohem në Allahun se) nuk do të shkoj në atë vend”, janë betime. 

Edhe pse betimi në thelb është një veprim i lejuar, betimi pa nevojë dhe kthimi i tij në zakon nuk është i drejtë. Personi që betohet se do të bëjë ose nuk do të bëjë në të ardhmen një veprim të mundshëm dhe të lejuar, është i detyruar ta përmbushë betimin e tij. 

Në Kur’anin Famëlartë thuhet: “Ruajini betimet tuaja (përmbushini ato).” (Maide: 89) 
dhe “Përmbushni zotimet që i keni bërë në emër të Allahut dhe mos i prishni betimet pasi i keni forcuar ato duke e marrë Allahun dëshmitar. Me të vërtetë, Allahu e di atë që bëni.” (Nahl: 91) Prandaj, një musliman duhet të shmangë betimin; por nëse betohet, duke qenë se me këtë e merr Allahun dëshmitar për fjalën e tij, është i detyruar patjetër t’i qëndrojë besnik betimit. 

Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare 
12.07.2017 

https://fetva.diyanet.gov.tr/soru/yemin-ne-demektir-dini-hukmu-nedir/0193c42d-83ed-7639-92d1-b774cbda461d
Scroll to Top