← Hadithet

Hadithi 29 · Nawawi 40

Nga Muadh ibn Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur me të)

عَنْ مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: قُلْت يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَخْبِرْنِي بِعَمَلٍ يُدْخِلُنِي الْجَنَّةَ وَيُبَاعِدْنِي مِنْ النَّارِ، قَالَ: "لَقَدْ سَأَلْت عَنْ عَظِيمٍ، وَإِنَّهُ لَيَسِيرٌ عَلَى مَنْ يَسَّرَهُ اللَّهُ عَلَيْهِ: تَعْبُدُ اللَّهَ لَا تُشْرِكْ بِهِ شَيْئًا، وَتُقِيمُ الصَّلَاةَ، وَتُؤْتِي الزَّكَاةَ، وَتَصُومُ رَمَضَانَ، وَتَحُجُّ الْبَيْتَ، ثُمَّ قَالَ: أَلَا أَدُلُّك عَلَى أَبْوَابِ الْخَيْرِ؟ الصَّوْمُ جُنَّةٌ، وَالصَّدَقَةُ تُطْفِئُ الْخَطِيئَةَ كَمَا يُطْفِئُ الْمَاءُ النَّارَ، وَصَلَاةُ الرَّجُلِ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ، ثُمَّ تَلَا: " تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ " حَتَّى بَلَغَ "يَعْمَلُونَ"،[ 32 سورة السجدة / الأيتان : 16 و 17 ] ثُمَّ قَالَ: أَلَا أُخْبِرُك بِرَأْسِ الْأَمْرِ وَعَمُودِهِ وَذُرْوَةِ سَنَامِهِ؟ قُلْت: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: رَأْسُ الْأَمْرِ الْإِسْلَامُ، وَعَمُودُهُ الصَّلَاةُ، وَذُرْوَةُ سَنَامِهِ الْجِهَادُ، ثُمَّ قَالَ: أَلَا أُخْبِرُك بِمَلَاكِ ذَلِكَ كُلِّهِ؟ فقُلْت: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ ! فَأَخَذَ بِلِسَانِهِ وَقَالَ: كُفَّ عَلَيْك هَذَا. قُلْت: يَا نَبِيَّ اللَّهِ وَإِنَّا لَمُؤَاخَذُونَ بِمَا نَتَكَلَّمُ بِهِ؟ فَقَالَ: ثَكِلَتْك أُمُّك وَهَلْ يَكُبُّ النَّاسَ عَلَى وُجُوهِهِمْ -أَوْ قَالَ عَلَى مَنَاخِرِهِمْ- إلَّا حَصَائِدُ أَلْسِنَتِهِمْ؟!" . رَوَاهُ التِّرْمِذِيُّ [رقم:2616] وَقَالَ: حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ.

Nga Muadh ibn Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: I thashë: “O i Dërguari i Allahut, më trego për një vepër që më fut në Xhenet dhe më largon nga Zjarri.” Ai ﷺ tha: “Ke pyetur për një çështje madhështore, por ajo është e lehtë për atë për të cilin Allahu e bën të lehtë: adhuro Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë; fale namazin; jep zekatin; agjëro Ramazanin; dhe kryeje haxhin.” Pastaj ai ﷺ tha: ” A të udhëzoj drejt rrugëve të së mirës? Agjërimi është mburojë; lëmosha i shlyen gjynahet, ashtu siç uji e shuan zjarrin; dhe falja e namazit gjatë natës.” Pastaj ai ﷺ recitoi: ” Ata ngrihen nga Dysheku e i luten Zotit të tyre me frikë e respekt, shpërndajnë nga ajo me çka i furnizojmë ne. Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin si shpërblim per atë që kanë punuar.” (Sexhde:16-17) Pastaj ai ﷺ tha: “A të tregoj për kryen e çështjes, shtyllën e saj dhe kulmin e saj?” Thashë: “Po, o i Dërguari i Allahut.” Ai ﷺ tha: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e tij është namazi, dhe kulmi i tij është xhihadi.” Pastaj ai ﷺ tha: “A të tregoj për themelin e të gjitha këtyre?” Thashë: “Po, o i Dërguari i Allahut.” Atëherë ai e kapi gjuhën e vet dhe tha: “Përmbaje këtë.” Thashë: “O i Dërguari i Allahut, a do të japim llogari për atë që flasim?” Ai ﷺ tha: “Mos të past nëna, o Muadh! A ka diçka tjetër që i hedh njerëzit në Zjarr me fytyrat e tyre — ose: me hundën e tyre — përveç asaj që kanë korrur me gjuhët e tyre?”

E transmeton Tirmidhiu, i cili ka thënë se është hadith hasen sahih.

Islamic Library — browse and read online

Scroll to Top