عَنْ أَبِي نَجِيحٍ الْعِرْبَاضِ بْنِ سَارِيَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: "وَعَظَنَا رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه و سلم مَوْعِظَةً وَجِلَتْ مِنْهَا الْقُلُوبُ، وَذَرَفَتْ مِنْهَا الْعُيُونُ، فَقُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! كَأَنَّهَا مَوْعِظَةُ مُوَدِّعٍ فَأَوْصِنَا، قَالَ: أُوصِيكُمْ بِتَقْوَى اللَّهِ، وَالسَّمْعِ وَالطَّاعَةِ وَإِنْ تَأَمَّرَ عَلَيْكُمْ عَبْدٌ، فَإِنَّهُ مَنْ يَعِشْ مِنْكُمْ فَسَيَرَى اخْتِلَافًا كَثِيرًا، فَعَلَيْكُمْ بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الْخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ الْمَهْدِيينَ، عَضُّوا عَلَيْهَا بِالنَّوَاجِذِ، وَإِيَّاكُمْ وَمُحْدَثَاتِ الْأُمُورِ؛ فَإِنَّ كُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ". [رَوَاهُ أَبُو دَاوُدَ]، وَاَلتِّرْمِذِيُّ [رقم:266] وَقَالَ: حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ.
Nga Ebu Nexhih el-‘Irbad ibn Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ na mbajti një hutbe nga e cila zemrat tona u mbushën me frikë dhe sytë tanë u mbushën me lot. Atëherë thamë: “O i Dërguari i Allahut, kjo duket si hutbe lamtumire, prandaj na këshillo.” Ai ﷺ tha: “Ju këshilloj të keni frikë Allahun, dhe të dëgjoni e të bindeni, edhe sikur mbi ju të vihej sundimtar një rob. Vërtet, ai prej jush që do të jetojë gjatë, do të shohë shumë mospajtime. Prandaj, mbahuni fort pas Sunetit tim dhe Sunetit të halifëve të drejt (Hulefave Rashidin), të cilët udhëzojnë në rrugën e drejtë. Kapuni fort pas tij (literalisht: me dhëmballë). Ruhuni nga çështjet e shpikura [në fe], sepse çdo bidat (risi) është humbje.”
(Transmetuar nga Ebu Daudi) Gjithashtu e transmeton Tirmidhiu, i cili ka thënë se është hadith hasen sahih.