
Nëse një person, me qëllim betimi, thotë fjalë si: “Nëse e bëj këtë, ta mohoj Allahun” ose “u bëfsha qafir” e të ngjashme, ai konsiderohet se ka bërë betim. Nëse më pas e kryen atë veprim, i takon të japë kefaretin e betimit. Mirëpo, nëse personi që i thotë këto fjalë beson se, në rast se e kryen atë veprim, do të bëhet vërtet qafir dhe, megjithatë, e kryen atë, atëherë ai del nga feja. Sepse, duke iu përmbajtur fjalës së tij, ai ka pranuar kufrin. Në këtë rast, është e nevojshme të pendohet, të kërkojë falje, si dhe të rinovojë imanin dhe kurorzimin (nikahun).
Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare
12.07.2017