Çfarë është gjykimi nëse një person thotë: “Nëse e bëj këtë, qoftë sikur ta kem mohuar Allahun”, “u bëfsha qafir” ose “u bëfsha i dalë nga feja”? 

Nëse një person, me qëllim betimi, thotë fjalë si: “Nëse e bëj këtë, ta mohoj Allahun” ose “u bëfsha qafir” e të ngjashme, ai konsiderohet se ka bërë betim. Nëse më pas e kryen atë veprim, i takon të japë kefaretin e betimit. Mirëpo, nëse personi që i thotë këto fjalë beson se, në rast se e kryen atë veprim, do të bëhet vërtet qafir dhe, megjithatë, e kryen atë, atëherë ai del nga feja. Sepse, duke iu përmbajtur fjalës së tij, ai ka pranuar kufrin. Në këtë rast, është e nevojshme të pendohet, të kërkojë falje, si dhe të rinovojë imanin dhe kurorzimin (nikahun). 

Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare 
12.07.2017 

https://fetva.diyanet.gov.tr/soru/bir-kimse-soyle-yaparsam-allahi-inkar-etmis-olayim-kafir-olayim-veya-dinden-cikmis-olayim-derse-bunun-hukmu-nedir/0193c42d-84b6-7328-9bca-a13301a8fe0b
Scroll to Top