
Të betohesh për të mos kryer një vepër farz ose vaxhib, apo për të kryer një veprim haram dhe mëkatar, nuk është një sjellje e denjë për një musliman. Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë thotë:
“Mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja për të mos bërë mirësi, për të mos u ruajtur dhe për të mos pajtuar njerëzit. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” (Bekare: 224)
Megjithatë, nëse bëhet një betim i tillë, atëherë betimi nuk duhet të zbatohet, por të prishet dhe më pas të jepet kefareti i betimit. Në lidhje me këtë, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë:
“Nëse dikush betohet për diçka dhe më pas sheh se diçka tjetër është më e mirë, le ta prishë betimin e tij dhe le të japë kefaret.”
Këshilli i Lartë për Çështjet Fetare
12.07.2017